Deklaratat e Ambasadores Sakiqi çudisin opinionin publik hollandez

Deklaratat e Ambasadores Sakiqi çudisin opinionin publik hollandez

Përgjigjia e Ambasadores shqiptare në Hollandë, Aida Sakiqi, ka zemëruar shtypin hollandez. Në një intervistë për televizionin Top Channel Sakiqi deklaroi se lajmi se policia hollandeze po përgatit një raport, në të cilin kshilohet të hiqen vizat për Shqipërinë, janë thjesht thashetheme sensacionale.

Të dyja, si shtypi shqiptar dhe gazeta hollandeze De Telegraaf publikuan këtë raport dhe pasoja e mundshme për qytetarët shqiptarë.

Në intervistë, Sakiqi shkoi deri aty sa deklaroi se policia hollandeze duhet të merret me “5,600 prostituta të punësuara në mënyrë të ligjëshme” që punojnë në Amsterdam:

Ishte i shkurtër, artikull sensacional, në të cilin një gazetar flet me një punonjës policie të Amsterdamit. Dhe punonjësit flasin për probleme të përditshme, në një qytet si Amsterdami, në të cilin ka 1,5 milionë turistë në vit të cilët vijnë vizitojnë “dyqanekafe”. Jo turistë të zakonshëm. Një qytetet që ka 5,600 prostituta të punësuara në mënyrë të ligjshme, të cilat tërheqin rreth 200 mijë vizitorë në vit.

Është tërësisht e paqartë çfarë lidhje ka legalizmi i drogave të lehta apo prostitucioni me argumentin e saj, por është qartësisht një përpjekje për të mbuluar faktin se 1) personi i intervistuar ishte një prokuror, dhe jo një punonjës i thjeshtë i policisë bashkiake, dhe 2) ai nuk foli për “problemet e përditshme”, por për rritjen e shpejtë të krimit të kryer nga shtetasit me kombësi shqiptare.

Përpjekja e qartë e Sakiqit për të fajësuar Hollandën për “krimin” e saj, u kap nga shtypi hollandez, dhe me siguri do të vihet re edhe nga administrata hollandeze.

Media hollandeze Elsevier shkruan se:

Aida Sakiqi iu drejtua shqiptarëve në televizionin kombëtar të Shqipërisë. Ambasadorja në Hagë i bëri thirrje popullit shqiptarë të mos shqetësohet shumë për lajmin nga Hollanda. Është lajm i pakuptimtë nga një gazetë sensacionale, tha Sakiqi.

Sipas De Telegraaf, një zyrtar i lartë i Ministrisë së Punëve të Jashtme, përgjegjës për çështjen e zgjerimit të BE-së, i ka thënë Ambasadores shqiptare të mos i marrë seriozisht lajmet. Por, Ministria e mohon këtë.

Autoritetet hollandeze, tha Sakiqi, duhet të përqendrohen në adresimin e krimit të lidhur me trafikun e lëndëve narkotike dhe prostitucionit, i cili ushqehet nga turizmi në dhe nga Amsterdami. Por, në fakt, raporti nga prokuroria tregon se shqiptarët luajnë një rol të rëndësishëm në botën e krimit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>