Dekriminalizimi, prokuroria heton 9 deputetë dhe kryebashkiakë

Dekriminalizimi, prokuroria heton 9 deputetë dhe kryebashkiakë

Sipas Top Channel, Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet për nëntë deputetë dhe kryebashkiakë.

Top Channel shkruan se sipas burimeve zyrtare të prokurorisë rezulton se nën hetim janë deputët Artan Gaçi, Armando Prenga, Gledion Rehovica, Aqif Rakipi, Omer Mamo dhe Mhill Fufi dhe kryebashkiakët e Poliçanit, Tepelenës dhe Pogradecit.

Të gjithë këta zyrtarë, përveç Mhill Fufit dhe kryetarit të Bashkisë së Pogradecit Eduard Kapri, janë pjesë e shumicës. Deputeti Mhill Fufi u përjashtua nga grupi i PD-së, pas votës së tij për një nga shtatë ligjet e drejtësisë dhe ai konsiderohet si deputet i maxhorancës. Ndërsa kryebashkiaku Eduard Kapri është pjesë e LSI-së.

I kontaktuar nga Top Channel, deputeti Artan Gaçi tha se nuk është dënuar kurrë dhe nuk ka marrë kurrë asnjë gjobë të vetme në asnjë prej vendeve të Bashkimit Europian.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>