Dekriminalizimi, Prokuroria nis hetim penal ndaj KQZ-së

Dekriminalizimi, Prokuroria nis hetim penal ndaj KQZ-së

Prokuroria e Përgjithshme ka ngritur padi penale ndaj Komisionit Qendror të Zgjdhjeve. Sipas organit të akuzës, në dokumentin që ka dorëzuar ky institucion, nuk specifikohet përgjigja e deputetit Armando Prenga nëse ai ka qenë ndonjëherë i dënuar nga gjykata.

Faktikisht Prokuroria ka deklaruar se ky deputet është dënuar në Itali për vjedhje pasurish, falsifikime dokumentesh, identitet të rremë në vitet 1996-1997. Gjithashtu deputeti Prenga rezulton se është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Kurbinit për falsifikim dokumentesh, fakt të cilin po ashtu nuk e ka deklaruar në formular.

“Në shkresën KQZ, datë 14.02.2017, sjellë për verifikim të thelluar pranë Prokurorisë së Përgjithshme, nuk specifikohet që subjekti i është përgjigjur me “JO” pyetjes nëse ka një vendim penal të formës së prerë”, deklaron Prokuroria e Përgjithshme që ka nisur hetimet ndaj deputetit Prenga, i cili rrezikon heqjen e mandatit.

Gjithashtu KQZ akuzohet se ka pranuar dorëzimin e formularëve përtej afateve për një deputet dhe dy kryetarë bashkish. Për këto shkelje ndaj KQZ-së ka nisur procedimi penal.

Kujtojmë që Prokuroria ka nisur hetimet për nëntë deputetë dhe kryebashkiakë të cilët janë: Artan Gaçi, Armando Prenga, Gledion Rehovica, Aqif Rakipi, Omer Mamo dhe Mhill Fufi dhe kryebashkiakët Eduard Kapri i Progradecit, Tërmet Peçi i Tepelenës dhe Adriatik Zotkaj i Poliçanit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>