Del nga burgu Gjepali, pjesë e bandës Avdylaj: Dyshime se e dinte për lirimin

Nga Exit News
Del nga burgu Gjepali, pjesë e bandës Avdylaj: Dyshime se e dinte për lirimin

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot lehtësimin e masës së sigurisë nga ‘arrest me burg’ në ‘detyrim paraqitje’ për Saimir Gjepalin, pjesë e bandës së vëllezërve Avdyli në Shijak, të akuzuar ndër të tjera dhe për laboratorin e heroinës në Has.

Vendimi u mor nga gjyqtari Vladimir Skënderi.

Në 21 maj 2020, Gjepali dhe anëtarët e tjerë të bandës Hajri Seferi, Astrit Avdyli, Altin Avdyli, të cilët ishte në paraburgim në burgun 313, u përplasën me gardianët e burgut.

Përplasja ndodhi pasi gjatë një kontrolli të befasishëm në qelinë e bandës Avdyli u gjet një celular.

Gjatë përplasjes, një prej  të arrestuarve i drejtuar gardianëve me kërcënimin:”Për 10 ditë unë jam jashtë! Mbaje mend fytyrën time! Do të takohemi”.

Pas kësaj ngjarjeje, drejtori i përgjithshëm i burgjeve i kërkoi gjykatës izolimin e grupit, por kërkesa u rrëzua me argumentin e prokurorit Ervin Karanxha se ndaj tyre kishte një masë izolimi.

2 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme