Nga 1 dhjetori, mësimi në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme do të zhvillohet i alternuar, një pjesë në klasa dhe një pjesë virtualisht.
Kështu lajmëroi ministrja e Arsimit Evis Kushi në një deklaratë për shtyp, një ditë pas rekomandimit të ministrisë së Shëndetësisë, si një masë e shtuar për të parandaluar përhapjen e Covid-19.
Sipas ministres, shkollat do të kenë fleksibilitet për të vendosur vetë se si do të zhvillojnë mësimin sipas numrit të nxënësve, ambienteve, mësuesve, gjendjes së pandemisë.
Gjatë kësaj periudhe do të zbatohet çdo gjë siç është aktualisht, qoftë program mësimor apo oraret.
Çdo të premte shkollat do të raportojnë në lidhje me situatën dhe do të merret vendimi për çdo shkollë, për mënyrën se si do të zhvillohet mësimi.
Sipas këtij udhëzuesi, klasat fillore 1 deri në 5 dhe klasa e 12, do të zhvillojnë nomralisht fizikisht në shkollë, mësimin, sic kanë bërë deri tani.
Ndërsa klasat nga e 6-9 dhe 10-11 do të ndahen kështu:
- Në javët tek të muajit, pra java e parë dhe e tretë, dy ditët e para mësimi do të bëhet në shkollë, ndërsa tre ditë online.
- Në janvët çift të muajit, pra java e dytë dhe e katërt, dy ditët e para mësimi do bëhet online, ndërsa tre ditë në shkollë.
Në rast se shkolla ka situatë të rënduar infektimesh tek nxënësit ose mësuesit, atëherë vetëm klasat fillore dhe maturantët do të zhvillojnë mësimin në klasë, dhe të tjerë vetëm online.
Në gjendjet më të rënduara, vetëm klasa e parë dhe e 12 do të jenë fizikisht në shkolla.
Shkollat private dhe shkollat që nuk kanë numrat të lartë të nxënësve do të vazhdojnë mësimin në klasë.
Ndërsa universitet do të vazhdojnë mësimin online.