Delegacioni i BE-së kundër skemës së Ramës për shitjen e pasaportave

Nga Stafi i Exit
Delegacioni i BE-së kundër skemës së Ramës për shitjen e pasaportave edi rama kryeministria2

Në përgjigje të pyetjeve të Exit News, Delegacioni i BE-së sqaroi se “Komisioni Evropian e ka nxitur Shqipërinë që ta mendojë nëse do t’ia vlente përdorimi i një skeme për dhënien e shtetësisë investitorëve, me gjithë rreziqet që kjo skemë ka në vetvete.”

Ata, gjithashtu, deklaruan se çdo dështim i qeverisë shqiptare për t’u garantuar se ka bërë kontrollet e duhura të sigurisë dhe të së shkuarës së personave që u jep pasaporta, do të rezultojë në “arsye për të rikthyer kërkesat për viza”. Delgacioni theksoi se ata do të monitorojnë ndikimin e skemës në kuadër të mekanizmit të pezullimit të vizave, raporti i tretë i të cilit pritet të botohet së shpejti.

Delegacioni i BE-së deklaroi se ata dhe Komisioni i kanë “ndarë në disa raste qëndrimin dhe komentet e veta me autoritetet shqiptare”. Pavarësisht kësaj, Rama ka thënë se ai do ta zbatojë planin e tij.

Në përgjigjen e tyre, zëdhënësi i Delegacionit tha se “skema e shtetësisë së investitorë paraqet rreziqe për sa i përket sigurisë, pastrimit të parave, shmangies së taksave, financimit të terrorizmit, korrupsionit dhe depërtimit të krimit të organizuar.”

Ata shtuan se skemat që lejojnë të anashkalohen procedurat e rregullta për marrjen e vizës Shengen nga shtetasit e vendeve të treta mund të rezultojnë në “rreziqe të sigurisë” dhe “shmnagie të masave për të parandaluar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.”

Në një aktivitet të organizuar nga kompania Henley & Partners në Londër  muajin e kaluar,  kryeministri Rama pohoi se ishte në dijeni të rreziqeve të kësaj skeme dhe se BE dhe KE nuk do ta miratonin veprimin e qeverisë, por që ai do ta zbatonte skemën gjithsesi. Marrja e një pasaporte shqiptare do t’i lejonte mbajtësit të lëvizte lirshëm në Zonën Shengen pa pasur nevojë për vizë.

Në vendet e tjera që kanë skema të ngjashme, kombësitë më të zakonshme që aplikojnë për pasaporta të dyta apo edhe të treta janë rusët, kinezët dhe shtetas nga Lindja e Mesme.

Javën e kaluar, Komisionerja Evropiane për Drejtësi Vera Jurova tha për Exit se qeveria shqiptare duhet të mos ndërmarrë hapa që do të rrezikonin aspiratat e Shqipërisë për në BE. Ajo më parë ka bërë thirrje që skemat për nënshtetësi përmes investimit të ndalohen në të gjithë Bashkimin Evropian.

2 komente

  1. investiguesi 10 Dhjetor, 2019 në 9:17 am

    Be ankohet kundër qeverisë shqiptare për çështjen e shitjes së pasaportave; dhe kërcënon se do të vendosë vizat jo kundër qeverisë si shkaktare e çështjes, por kundër qytetarëve shqiptarë të cilët nuk janë fajtorë për këtë gjë. Pse nuk i vendos vizat kundër qeverisë, dhe pastaj e shohim a i shesin pasaportat apo jo.

    Vetëm të paaftët mendërisht mund të shpresojnë në pseudo-standardet e drejtësisë të këtij unionin rrum-pallë.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme