Delegacioni i BE-së, një histori e vjetër keqadministrimi

Nga Vincent Van Gerven Oei
Delegacioni i BE-së, një histori e vjetër keqadministrimi

Kohët e fundit, Exit.al ka raportuar për procedurat e blerjes së rezidencës zyrtare të Kreut të Delegacionit të BE-së në Tiranë Romana Vlahutin në kompleksin luksoz Rolling Hills. Komisioni Evropian deklaroi se të gjitha procedurat janë bërë sipas ligjit. Dhe pavarësisht vlerës së lartë të vilës, ajo vlerësohet si investim i leverdisshëm.

Por, një raport auditi i pavarur dhe dokumentet e Avokatit të Popullit të Bashkimit Evropian tregojnë një keqadministrim të vazhdueshëm, keqmenaxhim të fondeve, përgjigje të dobët ndaj rasteve të korrupsionit brenda delegacionit të BE-së në Tiranë, dhe vështirësi komunikimi ndërmjet Delegacionit dhe Komisionit Evropian në Bruksel.

Një raport i jashtëm auditi i bërë në muajin shtator 2001, “Vlerësim i Komisionit Evropian (EV) për strategjinë e vendit: Shqipëria 1996 – 2001, i hartuar nga një firmë konsulence italiane, tregon delegim të paefektshëm në përpjekje për të zbatuar programe “shumë ambicioze” dhe ndërhyrje të “pakoordinuara” me “ndikim të ulët”. Vlerësimi shkatërrues mbi performancën e Delegacionit përfshin edhe “parregullsi financiare” dhe “koordinim të varfër në ekstremitet” ndërmjet Delegacionit dhe Zyrave Qendrore të Komisionit në Bruksel:

Parregullsitë financiare dhe menaxhimi i kontratave të identifikuara në hetim të porositur nga Delegacioni duhet të hetohen thellësisht. Këto parregullsi duhet të hetohen nga Auditi formal, shërbimi i auditit të brendshëm i Komisionit apo nga Gjykata e Audituesve. Veprimet e menaxhimit duhen për të siguruar përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet Delegacionit dhe zyrave qendrore.

Këto parregullsi identifikohen si më poshtë:

  • Në sektorin e transportit, gjashtë nga shtatë kontratat e analizuara, janë fituar nga kontraktorë me ofertën më të lartë. Në një sërë rastesh, performanca e mëpasshme e kontraktorëve ishte e paplotë.
  • Analizat e vlerësimit të tenderëve nxjerrin në pah një numër praktikash të parregullta dhe zbatim të paqëndrueshëm të procedurave.
  • Marrëdhëniet ndërmjet stafit të Njësisë së Menaxhimit të Programeve (PMU) dhe konsulentëve mbikëqyrës; ndërmjet konsulentëve mbikëqyrës dhe kontraktorëve kanë qenë të afërta deri të papërshtatshme  me një sërë rastesh. Konsulentët mbikëqyrës në disa raste kanë mbështetur pretendime të ekzagjeruara.
  • Në respektim të kontratës së ndërtimit të një pike kalimi kufiri me Greqinë, një hetim gjeti ndërhyrje nga ana e Delegacionit në procesin e përcaktimit të konsulentëve mbikëqyrës; ky veprim solli zbatim të dobët të kontratës […] dhe parregullsi serioze në pagesën e pretendimeve; hetimi rekomandoi marrjen e veprimeve ligjore kundër kontraktorëve.

Megjithatë auditorët e jashtëm rekomandojnë “hetim transparent dhe formal për raportimet e parregullsive financiare të kaluara”, mbetet e paqartë nëse një hetim i tillë është kryer. Sidoqoftë, dokumentet e marra nga Avokati i Popullit të BE-së tregojnë se problemet e gjetura në vitin 2001 janë të qëndrueshme në vite.

Gjykata e Krimeve të Rënda

Ndërtimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda

Çështja e parë e Avokatit të Popullit i BE-së (2450/2008/(VL)BEH) i referohet ankesës së një inxhinieri gjerman, i cili ka mbikëqyrur ndërtimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë në vitin 2008. Ndërtimi u tenderuar nga Ministria e Drejtësisë dhe u financua nga Bashkimi Evropian.

Si fillim, ai përpiloi një ankesë në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë dhe Delegacionit në Tiranë, më pas përpiloi një ankesë më të detajuar:

Ankuesi argumentoi se firma kontraktuese dhe Ministria e Drejtësisë u dakordësuan për përdorimin e materialeve të lira dhe me cilësi të dobët për disa pjesë të godinës në krahasim me materialet e përshkruara në kontratë dhe në disa anekse të saj. Produktet dhe kompanitë furnizuese për këto materiale janë të përcaktuara në një mënyrë specifike (Form 4.6.9) për të garantuar përdorimin e materialeve cilësore. Elementët e prekur janë ajri i kondicionuar, fasada dhe izolimi i zhurmave.

Me sa duket të dyja institucionet si Ministria e Drejtësisë dhe Delegacionit në Tiranë kanë pranuar materiale të lira pa kompensuar në çmim. Pas ankesës për mos zbatimin e këtij aneksi të kontratës, mbikëqyrësi u vu “nën presion” nga kompania për të cilën ai punonte për të qënë më pak kërkues: “Ai ka qenë nën presion të vazhdueshëm për të miratuar produktet dhe punët me cilësi të ulët”.

Ankuesi përfundon duke thënë se ishte ironik fakti se ndërtimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila supozohet të vendosi për krime, ngriti dyshimet për korrupsion. Në rast se Delegacioni ka pasur vullnetin për të bërë diçka të tillë, atëherë me siguri që ekzistonte mundësia për t’u marrë me përfaqësues më pak të inkriminuar të autoritetit kontraktues se sa me përfaqësuesit e përfshirë në projekt.

Avokati i Popullit të BE-së arriti në përfundimin se nuk ka asnjë provë bindëse për keqadministrimi në rastin e ndërtimit në vetvete, pjesërisht se mbikqëyrësi nuk kërkoi rinovim të kontratës, duke mos qenë i pranishëm deri në fund të ndërtimit.

Pavarësisht sjelljes së Delegacionit kundrejt mbikëqyrësit, i cili në vazhdimësi ka mbajtur anën e Ministrisë së Drejtësisë dhe të kontraktorit privat dhe kërcënimeve të shumta, Komisioni dështoi në marrjen e veprimeve:

Dëmi i njohur ishte se dikush mund të priste se Delegacioni të lidhej me zyrat qendrore të Komisionit në Bruksel për t’u këshilluar mbi reagimet e mundshme. Të paktën, dikush ka pritur që Delegacioni të regjistrojë incidentin e raportuar nga ankuesi, ashtu si dhe konsiderata e saj për veprimet e marrë mbi këtë dosje. Sidoqoftë […] dosja në fjalë nuk ka asnjë gjurmë në lidhje me këtë situatë.

Ky është rasti i parë i keqadministrimit. Për më shumë, kur një nga punëtorët e ndërtimit humbi jetën në zonën e ndërtimit, Delegacioni dështoi  në ndjekjen e çështjes gjyqësore pasi Ministria e mbylli atë. Sërish, Avokati i Popullit e gjykoi mosveprimin e Delegacionit si keqadministrim:

Avokati i Popullit e quan të jashtëzakonshëm dhe të pazakontë këmbënguljen e kontraktorit për t’i dhënë një apartament familjes së punonjësit të vdekur, ku dikush pret që sigurimi i kontraktuesit duhet të ndërmerrte hapat e duhura. Ndërsa Avokati i Popullit është i paaftë për të përcaktuar nëse ankuesi ka të drejtë në atë çfarë deklaron që kjo çoi në pranimin e fajit nga ana e kontraktuesit, ai e quan atë, në më të paktën, Delegacioni duhet ta kishte konsideruar këtë aspekt arsye të mjaftueshme për të këmbëngulur në një sqarim të situatës.

Tender për asistencë teknike dhe trajnim

Rasti i dytë (1005/2011/MMN) fliste për procedurat tenderuese për asistencë teknike dhe trajnim për Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit nisur në vitin 2010, në dukje vazhdimi i asistencës teknike dhe projektit të trajnimit që ishte duke u zbatuar në atë moment.

Një nga kompanitë që morën pjesë në tender, u ankua tek Avokati i Popullit pasi drejtuesi i ekipit të projektit aktual kishte hartuar termat e referencës për tenderin e dytë, në të cilin vetë kompania e drejtuesit do të merrte sërish pjesë.

Në mënyrë aspak befasuese, kompania që e fitoi tenderin ishte kompania që po ofronte në atë kohë shërbimin dhe drejtuesi i së cilës kishte shkruar termat e referencës, që kompania e tij, sigurisht, i përmbushte të gjitha. Delegacioni i BE-së e nënshkroi kontratën me kompaninë fituese tre javë përpara se të njoftonte konkurruesit e tjerë, duke shmangur kështu ndonjë ankesë të mundshme.

Delegacioni i BE-së në Tiranë mohoi të kishte pasur ndonjë konflikt interesi, e për më tepër, nuk i dha Avokatit të Popullit korrespondencën në emaile mes delegacionit dhe drejtuesit të kompanisë fituese. Duke u bazuar në provat e ofruara nga Komisioni dhe  pala ankuese, Avokati i Popullit konstatoi se ky ishte një rast i keqadministrimit, dhe rekomandoi që Komisioni t’i bëjë “një dëmshpërblim vullnetar palës ankuese”. Komisioni nuk e bërë pagesën.

Avokati i Popullit i BE-së e përfundoi raportin e tij si më poshtë:

Është praktikë e mirë administrative për të shmangur konfliktet aktuale, të mundshme dhe të dukshme, të interesit në kontekstin e procedurave të tenderimit. Në rastin konkret, Komisioni ka lejuar një ekspert të ofertuesit të suksesshëm (fituesit) për të marrë pjesë në hartimin e Termave të Referencës, gjë e cila të paktën në dukje, rrit konfliktin e interesit. Kjo përbën një shembull të keqadministrimit.

Tender për Sistem të Monitorimit Mjedisor

Së fundi, një tjetër rast (513/2011 / (PMC) EIS) është bërë publik në vitin 2011 nga një kompani italiane, e cila kishte konkurruar në një tender të Delegacionit të BE-së (në vitin 2010 të gjitha Delegacionet e Komisionit Evropian janë riemëruar) për një Sistem të Monitorimit Mjedisor. Edhe pse kompania siguronte me përpikmëri të gjitha kërkesat teknike, kompani e humbi tenderin për një teknikalitet.

Kompania, më pas, i kërkoi Delegacionit të BE-së një kopje të dosjes së kompanisë fituese, kërkesë e cila u refuzua duke u justifikuar me “interesin komercial”. Më pas kompania ju drejtua Avokatit të Popullit, i cili në vitin 2013, gjykoi se Delegacioni i BE-së ka mbajtur në mënyrë të paligjshme “informacion në lidhje me karakteristikat dhe përparësitë përkatëse të tenderuesit të suksesshëm.” Po ashtu, qasja e delegacionit në këtë rast u cilësua si “formale më shumë se ç’duhet”.

Rasti u mbyll me një zgjidhje miqësore, ku Komisioni Evropian i ofroi kompanisë italiane informacionin në lidhje me përparësitë përkatëse të kompanisë fituese.

Bypassi dhe projektet e tjera në Vlorë

Nga rastet e mësipërme të paraqitura pranë Avokatit të Popullit evropian në periudhën 2008-2011, është e qartë se Delegacioni i BE-së në Tiranë nuk ka ndryshuar “sjellje” krahasuar me ato që shkruheshin në raportin e auditimit të jashtëm të vitit 2001: “praktikat e parregullta” dhe “ aplikimet në kundërshtim të procedurave” vazhdojnë të ndodhin, dhe  sjellja në të treja rastet e mësipërme tregon se ka ende marrëdhënie “të ngushta, por jo të shëndetshme” mes Delegacionit të BE-së dhe kompanive të caktuara private. Delegacioni i përgjigjet akuzave duke mos dhënë informacione dhe duke këmbëngulur se ka ndjekur të gjitha procedurat e duhura, në vend që të jetë transparente.

Edhe performanca e kompanive të kontraktuara është e njëjtë si në vitin 2001, “ seriozisht e mangët”. Për shembull, BE-ja ka investuar 47 milionë euro në disa projekte infrastrukturore në Vlorë: në shëtitoren Lungomare përgjatë bregdetit, në bypassin (unaza) e Vlorës dhe në një sistem kullimi.

Të gjithë projektet kanë tejkaluar të gjithë afatet kohore. Ambasadorja Vlahutin, kohët e fundit, vizitoi Vlorën për tu informuar për afatet e reja, dhe deri tani “flitet” se Lungomare do të përfundojë në 30 prill, një vit më vonë nga sa ishte parashikuar. Kompania kontraktuese e Bypassit të Vlorë, kompania italiane Serenissima, është në vështirësi financiare pasi ofroi në tender dhe fitoi me një ofertë tepër të ulët, por aspak realiste. Punimet në rrugë duhet të kishin përfunduar në shtator të këtij viti, por as vizita e ambasadores së BE-së nuk mund të bënte të qartë se kur kjo ndërhyrje jetike infrastrukturore për Vlorën, në të cilën BE ka hedhur 18 milionë euro, do ta shohë dritën e ditës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>