Delvinë, Qeveria Rama i jep PS-së ndërtesën e Drejtorisë së Tatimeve

Delvinë, Qeveria Rama i jep PS-së ndërtesën e Drejtorisë së Tatimeve

Më 15 shkurt, Kryeministri Rama firmosi vendimin e Këshillit të Ministrave që kalon nën pronësinë e Partisë Socialiste ndërtesën e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në Delvinë.

Ndërtsa do të përdoret si zyrë për degën e Delvinës së Partisë Socialiste.

Në gusht të 2013, kur ish-kryeministri në ikje Sali Berisha i dha Shtëpinë Qendroretë Ushtrisë Popullore (SHQUP) Partisë Demokratike për ta përdorur si seli qendrore, Edi Rama, ende në opozitë, deklaroi:

Ç’turp: Partia humbëse, që ende qeveris një vend të NATO-s, grabit Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë për ta bërë atë seli të vetën! Dhe kundër ligjit!

Çdo ditë e qeverisë pas zgjedhjeve tregon sa të merituara kanë qenë 1 milion shuplakat që i dha populli në 23 qershor pushtetit plaçkitës!

Tani duket se Qeveria Rama ka bëë një veprim të ngjashëm, por kësaj radhe jo në dë, të Ministrisë së Mbrojtjes si në rastin e SHQUP-it, por në dëm të Ministrisë së Brendshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>