Kryeministri Edi Rama uroi Presidentin Turk Rexhep Taip Erdogan mbi fitoren e tij në referendumin e 16 prillit. Sipas, Agjensisë së lajmeve turke Anadolu, Kryeministri Rama e telefonoi dje mbasdite Presidentin turk.
Mesa duket Kryeministri Rama, i cili ka një marrëdhënie të ngushtë me Presidenti Erdogan, priti derisa OSBE publikoi raportin përfundimtar për referendumin mbi ndryshimet kushtetuese në Turqi, duke i cilësuar ato si të padrejta dhe një rrezik për demokracinë.
Në ndryshim nga udhëheqësit e vendeve perëndimore, të cilët kanë shprehur hapur rezervat e tyre për zhvillimet politike në Turqi. Por, mesa duket Zoti Rama e ndjeu se ishte koha për t’i treguar të gjtihëve se kush ishte me të vërtet.
Presidentin autokrat Erdogan e uruan edhe udhëheqës të tjerë të tillë si: Presidenti i Maqedonisë Ivanov —i cili prej disa javësh ka bllokuar formimin e qeverisë së re në vend; Presidenti amerikan Donald Trump; Kryeminsitri i Hungarisë Viktor Orban dhe Presidenti i Bjellrusisë Aleksander Lukashenko.
Gjithashtu edhe udhëheqësit e vendeve si Libani, Katari, Arabia Saudite, Pakistani dhe Azerbaxhani, e uruan autokratin e Turqisë.
Me telefonatën e tij për Presidentin Erdogan, Kryeminsitri Rama edhe njëherë tregoi se shfaqja brutale e pushtetit dhe shtypja janë shumë më afër zemrës së tij se sa zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kjo ngjarje është një shfaqje e sjelljes së tij përkundrejt demokracisë.