Kryetari i Partisë Demokratike kujtoi sot rrëzimin e shtatores së diktatorit Hoxha duke theksuar se qëllimi madhor i asaj kohe mbetet ende i parealizuar.
Përmes një postimi në Facebook, Basha tha se sot “është dita për të kujtuar me respektë studentët dhe qytetarët që shembën simbolin e fundit të komunizmit në Evropë”.
“Sot ne kujtojmë me krenari duke nderuar çdo shqiptar që në 20 shkurt mposhti frikën e komunizmit. 20 shkurti eshte dita e forcës dhe e kurajos, dhe hapi i parë në sherbimin ndaj Shqipërisë së lirë dhe demokratike. Sepse çdo shqiptar, si 29 vjet me parë edhe sot ka ende një qëllim madhor: ta bëjmë Shqipërinë si Europa.”
Më 20 shkurt 1991 mijëra qytetarë rrëzuan shtatoren e diktatorit Hoxha si shenjë revolte ndaj sistemit komunist që po përpiqej të mbante medoemos pushtetin.
Ish-deputeti Genc Pollo u shpreh se:
“Atë ditë për popullin […] jshte një akt çlirues. Në vijim rrëzimi i statujës ruajti në psikën kolektive simbolikën e fuqishme të akteve të ngashme ku triumfon e mira ndaj së keqes.”
Por përtej euforisë së momentit, Pollo thekson se “triumfi i së mirës ndaj së keqes nuk është akt përfundimtar por një luftë e përhershme që bëhet përditë” dhe kjo vlen “edhe për shtetin ligjor, të drejtat e njeriut e demokracinë, sidomos sot me kur po përballemi me rilindjen e regjimit.”