Demokratët në SHBA marrin shumicën në Senat dhe Kongres

Nga Exit News
Demokratët në SHBA marrin shumicën në Senat dhe Kongres

Partia Demokratike në SHBA ka marrë shumicën e Senatit dhe të Kongresit pas fitoreve në shtetin e Xhorxhias.

Rafael Uarnok dhe Xhon Osof mundën respektivisht republikanët në detyrë Kelli Loefler dhe David Përju.

Rezultati është një goditje tjetër për Presidentin në largim Donald Tramp.

Zgjedhjet për senatorët në Xhorxhia u përsëritën sepse asnjë nga kandidatët në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit nuk arriti 50% të nevojshëm për fitore sipas rregullave të shtetit. Rreth katër milionë qytetarë votouan në balotazh.

Demokratët do të kontrollojnë Senatin, Kongresin dhe Shtëpinë e Bardhë për herë të parë që nga viti 2009.

Kjo i jep administratës së Bajden një shans më të madh për të çuar përpara agjendën e saj për çështje të tilla si kujdesi shëndetësor dhe ndryshimi i klimës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>