
Tërmeti i 26 nëntorit ka çarë shtesën në shkollën 9-vjeçare ‘Emin Duraku’, të rikonstruktuar në vitin 2016 nga Bashkia Tiranë.
Pas vlërësimit të Institutit të Ndërtimit, ekspertët kanë rekomanduar pezullimin e aktivitetit dhe lirimin e godinës.
Shkolla Emin Duraku ka dy godina, njëra për ciklin e ulët dhe tjetra për 9-vjeçaren.
Në godinën e saj janë bërë dy shtesa, një në vitin 1996 dhe një në vitin 2006 për ciklin e ulët, e rikonstruktuar sërish në vitin 2016.
Sipas aktit të konstatimit, kjo shtesë e ciklit të ulët ka pësuar dëmet më serioze.
Në akt kontstatimi të IN-së shkruhet se shkolla ka pësuar këto dëme:
– Plasaritje të thella 45 gradë në muret ndarëse;
– Dëmtimi i traut të katit të tretë shtesë (tek 9-vjeçarja);
– Plasaritje të thella të suvasë në katin e tretë shtesë (tek 9-vjeçarja);
– Dëmtim i parapetit në të gjithë godinën;
– Shkëputje të shtesës nga objekti ekzistues (tek cikli i ulët);
– Ka dëmtime në strukturë;
– Rekomandohet të kontrollohen të gjithë elementët e nevojshëm konstruktivë pasi të hiqen suvatë.
Shkolla Emin Duraku u rikonstruktua në vitin 2016 nga Bashkia Tiranë.
Gjatë inagurimit të punimeve, kryebashkiaku Veliaj shkroi në Facebook:
“Përfunduan klasat shtesë, sistemi ngrohjes e palestra e re tek Emin Duraku. Tirana nuk ndalet.”
