
Tabela reklamuese me parrullën “Liria ka Emër” të fushatës për mbrojtjen e ish-komandatëve të UÇK-së që po hetohen për krime lufte në Hagë e vendosur në hyrje të Graqanicës, (komunë serbe) u dëmtua.
Ngjarja u konfirmua për Exit News nga Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Po, është pranuar informata lidhur me dëmtimin e pjesshëm të tabelës reklamuese që ka qenë e vendosur në rrugën magjistrale Prishtinë – Gjilan.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që dëmtimi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit.
Aktualisht është iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast ndërlidhur me këtë edhe për identifikimin e personave që mund të jenë përfshirë”, njoftoi Borovci për Exit News.