Ministrja e Financave Anila Denaj deklaroi të mërkurën se Presidenti Ilir Meta është informuar në lidhje me huan për rrugën Vlorë-Orikum.
Gjatë një konference për gazetarët, Denaj pohoi se nuk bëhet fjalë për një hua të re por një të negociuar më parë.
“Presidenti është informuar me dy shkresa për huan, në lidhje me termin ‘negociim’ dhe arsyet e ndryshimit. Nuk bëhet fjalë për marrjen përsipër të një detyrimi financiar të ri jashtë parashikimeve buxhetore dhe termave financiare të rialokuara më parë. Ky është rialokim i siguruar më parë pas një marrëveshje.”
Ajo shtoi se qeveria kërkon të realizojë një projekt infrastrukturor, duke theksuar se nuk ka ndryshuar shuma dhe as afati:
“Ajo që kërkohet të arrihet është që me të një fond të negociuar sipas parashikimeve kushtetuese, të realizohet një projekt infrastrukturor në të njëjtën vend. Nuk do të ndryshojë as shuma, as afati. Kjo dakordësi me kompaninë, i hapi rrugë punës.”
Presideti Meta akuzoi qeverinë të martën në se kishte shkelur Kushtetutën dhe ligjin në procedurat e financimit të rrugës Vlorë-Orikum. Ai renditi të gjitha shkeljet e këtij projekti.