Denaj: Ndryshimi në ligjin për sigurimet shoqërore synon të ndihmojë familjen Rasha

Nga Exit News
Denaj: Ndryshimi në ligjin për sigurimet shoqërore synon të ndihmojë familjen Rasha

Ministrja e Financave, Anila Denaj deklaroi se ndryshimi në ligjin e sigurimeve shoqërore synon të ndihmojë familjen e Klodian Rashës.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Denaj u shpreh:

“Në prezantimin e këtij akti normativ në radhë të shpreh ngushëllimet e mija për familjen Rasha. Ky akti normativ synon t’i qëndrojmë sa më pranë familjes në këtë moment të vështirë.
Qeveria ka propozuar që të shikohet mundësia ligjore për të trajtuar financiarisht familjet e personit që humb jetën nga një situatë e tillë”

Me 14 dhjetor, qeveria vendosi të japë një ndihmë financiare për familjen e Klodian Rashës, i cili u vra nga një polic më 8 dhjetor.

Me vendim të Këshillit të Ministrave, qeveria i jep Qazim Rashës, babait të viktimës, një pension sa 8-fishi i pensionit social, ose gati 90 mijë lekë të reja.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>