Denaj për projektbuxhetin 2021: Fokusi te rindërtimi e investimet publike

Nga Exit News
Denaj për projektbuxhetin 2021: Fokusi te rindërtimi e investimet publike

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj komentoi të premten prioritet kryesore të projektbuxhetit për vitin 2021.

një intervistë për ReportTv, Denaj tha se ky projektbuxhet është një ndër më ambiciozët, ku vëmendja do të jetë tek rindërtimi, investimet publike dhe rritja e pagave për mjekët e mësuesit.

Ajo theksoi se rindërtimi nuk është thjeshtë një politikë, por pritet të sjellë rritje ekonomike:

“Projektbuxheti është një nga më ambiciozët. 28 miliardë lekë për rindërtimin. Fondi i rindërtimit nuk është thjesht një politikë, por një ekonomi për të gjithë të dëmtuarit nga tërmeti.”

Lidhur me investimet publike, Denaj tha se në vitin 2021 do të përfundohet ‘rrugët e mbetura’ dhe do të nisë ndërtimi i Tunelit të Llogarasë.

E pyetur për paketën e tretë ë ndihmës ekonomike për pasojat e pandemisë, Denaj tha se do të rialokohen fonde nëse do të jetë e nevojshme dhe kjo do të përcaktohet në bazë të situatës në vazhdim.

Më parë opozita e ka quajtur projektbuxhetin 2021 si tentativën e fundit të qeverisë Rama për të vjelur fonde publike dhe se rrit ndjeshëm borxhin publik.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>