Ministri grek Dendias konfirmoi deklaratën e Kryeministrit Rama se marrëveshja e detit mes dy vendeve do të zgjidhet në Gjykatën e Hagës, sipas të drejtës ndërkombëtare të detit.
“Duke analizuar këtë çështje ne kemi rënë dakord të kalojmë këtë çështje tek e drejta ndërkombëtare në Gjykatën e Hagës. Ky është një qendrim i të dyja vendeve për zgjidhjen e problemeve.
Ne u referuam edhe në marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë në vitin 1996, dhe ramë dakord që ka nevojë për dinamizëm”, tha ministri grek në konferencën e përbashkët me Kryeministrin Rama në Tiranë, të martën.
Dendias tha se edhe “ligji i luftës është anakronizëm dhe jam i sigurtë që do ta zgjidhim. Unë kam mundësinë ta them këtu, me urdhër të kryeministrit Mitsotakis. Të bëjmë një mbledhje qeveritare dhe të krijojmë nëj mekanizëm për dy vende mike”.
Ai theksoi mbështetjen e Greqisë për integrimin e Shqipërisë në BE:
“Ne jemi të gatshëm të mbështesim Shqipërinë për anëtarësimin në BE. Greqia ka mbështetur në mënyrë të qëndrueshme integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor”.