
Greqia mbështet anëtarësimin e të vendeve në Ballkanin Perëndimor në BE, tha ministri i Jashtëm Nikos Dendias të premten pas takimit të tij me homologen e tij boshnjake, Bisera Turkovic, në Sarajevë.
“Pas disa vitesh ne mund të kemi një BE ku të paktën një e katërta e anëtarëve janë vendet e Ballkanit. Kjo do të kishte qenë e pakonceptueshme 30 vjet më parë,” tha Dendias.
Kryediplomati grek konfirmoi mbështetjen për vendet e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së “sepse besojmë se është rruga e vetme drejt paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon”.
Dendias tha gjithashtu se BE duhet të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor në përballimin e pandemisë, duke njoftuar se Greqia do të sigurojë mbështetje financiare për tre spitale në Bosnjë.