Një ditë pasi Presidenti Erdogan premtoi “më shumë demokraci” dhe “zbatim më të fortë të ligjit”, regjimi i tij po vazhdon të dënojë gazetarët. Gjykata turke ka dënuar dje 13 gazetarë turq të akuzuar për terrorrizëm. Gazetarët punonin për gazetën opozitare Cumhuriyet, dhe u arrestuan gjatë grushtit të shtetit më 2016.
Krimi i tyre është se raportimi i ndershme dhe i pavarur është një kërcënim për regjimin e Erdoganit.
Ndër të dënuarit ishin Akin Atalay, drejtor i gazetës, i cili u dënua me 7 vjet burg. Kryeredaktori Murat Sabuncu dhe ilustruesi musa Kart ishin ndër të dënuarit me burg.
Stafi i gazetës Cumhuriet u akzua nga Presidenti Erdogan për përfshirje në grushtin e shtetit me grupet rebele si Partia e Punëtorëve Kurdistan dhe me Partinë Revolucionare të Çlirimtarë të Njerëzve. Gjithashtu ato u akuzuan edhe për lidhje me Fetulla Gylen.
Sipas BBC, gazeta ditën e gjyqit u hap me shkrimin “Mjaft me këtë mizori”, ndërsa pas gjyqit në faqen online të gazetës u shkruajt “ Ju do të turpëroheni përpara historisë.”
Nina Ognianova pjesë e Komitetit për Mbrojtjen e gazetarëve deklaroi se “të përziesh gazetarët me terrorizmin është një përpjekje e qartë e autotiteteve turke për të mbyllur shtypin e lirë. Ne kërkojmë që të gjitha këto vendime të anullohen në gjykatën e Apelit.”
Turqia aktualisht është vendi me numrin më të lartë të gazetarve të dënuar.
Marrë nga BBC