Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi sot me 10 vite burg Klement Balilin. Gjykata e shpalli Balilit të fajshëm për katër akuza: trafik të lëndevë narkotikëe, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, mosdeklarim të pasurisë dhe pastrim parash.
Megjithëse Prokuroria kërkoi 18 vite burg, gjykata dha dënimin fillestar me 15 vite burg. Meqë gjykata pranoi në shkurt 2019 kërkesën e Balilit për gjykim të shkurtuar, dënimi ulet me një të tretën, duke përfunduar në 10 vite burgim.
Avokati mbrojtës i Balilit, Theodhori Sallaku tha se gjykata nuk ka prova për akuzat e ngritura, ndaj do të apelojë vendimin për dënim. Vetë Balili nuk bëri asnjë koment gjatë gjithë seancës.
Të pranishëm në sallë, përveç familjarëve , ishin dhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Klement Balili, i njohur dhe si Escobari i Ballkanit, u vetëdorëzua në policinë shqiptare më 15 janar, 2 vjet pasi ishte në kërkim nga policia greke.