Dënohet me 5 vite burg Vladimir Gjuta

Nga Exit News
Dënohet me 5 vite burg Vladimir Gjuta

Gjykata e Tiranës dënoi të mërkurën me 5 vite burg Vladimir Gjutën, i cili u gjet i armatosur, pranë selisë së Partisë Socialiste.

Gjuta u shpall fajtor për “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe për “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Ai u arrestua në 10 shkurt pasi u pikas nga punonjësit e Gardës së Republikës që ndodheshin pranë selisë së PS-së. Gjatë ndjekjes nga Garda, Gjutës i ka rënë nga brezi një pistoletë e mbushur me fishekë.

Sipas policisë, Gjutës i është gjetur një shumë prej 120 mijë eurosh me vete.

Vladimir Gjuta është figurë e njohur për policinë. Ai u lirua nga paraburgimi 5 ditë më parë, më 5 shkurt.

Ai ishte arrestuar sepse kishte plagosur kushëririn e tij. Në vendimet e mëparshme për Gjutën, gjykata e Tiranës ka rekomanduar mjekim të detyruar në psikiatri.

Në vitin 2015, Gjuta ishte një prej të dyshuarve kryesorë të  për vendosjen e një sasie të madhe tritoli në farmacinë e babait të ministrit Tahiri dhe në një stacion autobuzi afër shkollës “Vasil Shanto”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>