Dënohet me 7 vite burg ish-prokurorja anti korrupsion në Maqedoni, u përfshi në skandal korrupsioni

Nga Exit News
Dënohet me 7 vite burg ish-prokurorja anti korrupsion në Maqedoni, u përfshi në skandal korrupsioni

Gjykata e Shkupit dënoi të enjten me 7 vite burg ish-prokuroren Speciale në Maqedoninë e Veriut, Katica Janeva, për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Hetimi ndaj prokurores speciale filloi pas publikimit të një video-përgjimi nga gazeta italiane “La Verita”, ku shfaqen dy persona Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski.

Ata i premtojnë biznesmenit Orce Kamçev se në bashkëpunim me prokuroren Janeva do të mundësojnë lehtësimin e procesit gjyqësor që kishte nisur ndaj tij. Biznesmeni Kamcev akuzohej për një aferë korrupsioni tjetër, prokurore e të cilës ishte zonja Janeva.

Bashkë me Janevën, gjykata dënoi me 9 vite burg dhe Jovanovskin, për pastrim parash dhe rryshfet.

Gjykata vlerësoi se Janovski përdori influencën e tij tek prokurorja special Janeva, nga nëntori 2018 deri në prill 2019,  për të ulur dëminin e një prej biznesmenëve më të pasur në vend, në këmbim të 1,5 milionë eurove.

Të dy të dënuarit, Janeva dhe Janovski nuk pranuan fajësinë. Ata thanë se I gjithë ky operacion është një tentativë për të diskretituar Prokurorinë Speciale.

Prokuroria Speciale në Maqedoni u krijua në vitin 2015, për të hetuar zyrtarët e lartë. Ajo nisi hetimet ndaj ish kryeministrit Nikolla Gruevskit dhe disa prej anëtarëve të qeverisë së tij për shkak të ndikimit të paligjshëm.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>