Dënohet me burg Luan Daci

Nga Exit News
Dënohet me burg Luan Daci

Gjykata e Posaçme e Apelit e dënoi me burg ish-anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), Luan Daci me 8 mars, për fallsifikim dhe fshehje të dokumentave të aplikimit. Prokuroria e Posaçme kërkoi 1 vit burg për Dacin.

Sipas Kodit penal kjo vepër penale dënohet deri në tre vjet burg.

Luan Daci u shkarkua në vitin 1997 për shkak se ka mbajtur të fshehur një vendim në lidhje me një firmë piramidale për rreth 6 muaj, si dhe ka organizuar një grevë në ambjentet e gjykatës së Tiranës.

Por gjatë aplikimit për të qenë pjesë e KPA-së, në intervistën me Komisionin Parlamentar ad hoc, Dacie  fshehu shkarkimin nga detyra duke pohuar se kishte ikur me dorëheqje.

Pas hetimeve, SPAK kërkoi pezullimin nga detyra të tij dhe akuzoi Dacin se ka fallsifikuar dokumentat. Ai u pezullua nga puna, por më pas gjykata e Posaçme e Apelit vendosi rikthimin e tij në punë.

Pas kësaj, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi për pezullimin e tij nga detyra deri në përfundim të procesit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>