
Ish-zëvendës kancelari austriak dhe drejtuesi i partisë populiste “Liria”, Heinz-Christian Strache u dënua me 15 muaj burg për marrjen e 12 mijë euro dhuratë për partinë tij, raporton Euraktive.
Gjykata vendosi se 12 mijë euro të përfituara në 2016 dhe 2017 nga një kompani e spitaleve private ishte korrupsion.
Ai i morri paratë një muaj pasi ndryshoi ligjin për t’i hapur rrugë marrjes së fondeve shtetërore nga spitalet private. Kronologjia e ngjarjeve nuk lë asnëj dyshim për korrupsion.
Kjo është një fitore për prokurorinë e Austrisë e cila ka nisur hetimin e politikanëve të lartë të ish-koalicionit qeverisës OVP-KPO, të përfshirë në skandalin më të madh të korrupsionit në historinë e vendit.
Në hetim është edhe ministri i Financave dhe kancelari Kurz.