Denoncohen dy grabitje ndaj pacientëve që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në spitalet COVID

Nga Exit News
Denoncohen dy grabitje ndaj pacientëve që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në spitalet COVID

Pas skandalit të abuzimit të sanitares në spitalin COVID2, dy raste të tjera janë raportuar sot në media, ku pretendohet grabitja e sendeve të personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19.

Emisioni “Stop” në TV Klan ka publikuar denoncimin e një qytetari i cili pretendon se babait të tij, i cili ishte i shtruar në spitalin Covid 1 pasi ishte infektuar me koronavirus, i kanë vjedhur paratë që kishte në portofol.

Djali thotë se para se të shtronte të atin në spital, i kishte dhënë portofolin brenda të cilit ndodhej edhe karta e bankomatit së bashku me kodin pin. Por dy ditë përpara se babai të humbiste jetën, denoncuesi tregon se nga bankomati ishin tërhequr para me kartën e bankës që kishte lënë në portofolin e të atit.

Rasti është denoncuar në polici por ende nuk ka një përgjigje ndërsa investigimi i emisionit zbuloi se tërheqjet e parave janë bërë në orën 08:00 të mëngjesit të datës 25 Dhjetor 2020 nga një bankomat që ndodhet pranë QSUT-së.

Nga ana tjetër, emisoni “Fiks Fare” në Top Channel ka publikuar rastin e një vajze e cila pretendon se në morgun e Tiranës i kanë vjedhur pajisjen e oksigjenit që kishte mbajtur i ati i cili kishte ndërruar jetë nga COVID-19.

Pas interesimit të gazetarëve, rezulton se pajisja figuron në sendet që janë dorëzuar nga spitali COVID2 në morg por prej aty nuk dihet më se ku ndodhet pajisja.

Të dy denoncimet vijnë pas skandalit me sanitaren e COVID2 e cila merrte ryshfet duke u hequr si infermiere.

3 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme