Denoncohet sanitarja e COVID 2, ministria kërkon shkarkimin

Nga Exit News
Denoncohet sanitarja e COVID 2, ministria kërkon shkarkimin

Një skandal në spitalin COVID2 është raportuar nga emisioni investigativ “STOP”, ku një sanitare dyshohet t’i ketë marrë para familjarëve të një pacienteje duke u hequr si infermiere. Pas publikimit të lajmit ministria ka reaguar duke dënuar aktin dhe kërkon shkarkimin e sanitares.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon me forcë veprimin e paligjshëm dhe korruptiv, të sanitares me inicialet T.A., tē spitalit “Shefqet Ndroqi”, i bërë publik sot në emisionin investigativ “STOP”.

Ministria e Shëndetësisë i ka kërkuar drejtorisë së spitalit “Shefqet Ndroqi”  shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të sanitares me inicialet T.A.”

Vajza e një zonje 55-vjeçare, e cila humbi betejën me Covid pas 28 ditësh, denoncoi faktin se një sanitare e këtij spitali, duke u hequr si infermiere, i ka marrë rreth 8 milionë lekë të vjetra për shërbimet ndaj nënës së saj.

Ministria thekson në reagimin e  saj se këto janë raste të izoluara të cilat nuk duhet të njollosin punën e mjekëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>