Deputetet e drejtorët e administratës publike kanë pagat më të larta në vend

Nga Exit News
Deputetet e drejtorët e administratës publike kanë pagat më të larta në vend

Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të parë 2021 u rrit me 5,2 %, duke kaluar në 56.019 lekë,në krahasim me të njëjtën periudhë të 2020.

Sipas të dhënave të INSTAT, pagat më të larta në vend i kanë ligjvënësit, nëpunësit e lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë, me 72,8 % më të lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar.

Ndërsa pagën më të ulët e kanë punëtoret, 38,8 % më e ulët se sa paga mesatare në rang kombëtar.

Ndërsa në aktivitetin privat, pagën mesatare mujore bruto më të lartë e kanë punonjësit e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit, 81,2 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar.

Ndërsa në bujqësi, pyje dhe peshkim paga mesatare është 37,1 % më e ulët.

Rritjen më të madhe të pagës mesatare bruto me 8,3% e kanë punonjësit e administratës publike dhe mbrojtjes; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>