
Portali “metvsh.com” të ndihmon të llogarisësh TVSH-në që do të paguaj biznesi duke filluar nga muaji prill 2018. Kjo platformë është hapur nga deputeti demokrat Agron Shehaj për të ndihmuar bizneset e vogla të cilat do të përfshihen në skemën e re të qeverisë. Çdo biznes, ose individ hedh të dhënat në formularin e paraqitur dhe sheh se sa lekë më shumë duhet t’i paguaj shtetit.

Sipas ligjit të ri të qeverisë, të gjitha bizneset, të cilat kanë një xhiro vjetore më shumë se 2 milionë lekë në vit do të trajtohen si biznes i madh. Ato do të detyrohen t’i paguajnë qeverisë më shumë se 17 përqind të xhiros.
Kundër këtij vendimi kanë protestuar shumë biznese të vogla. Protesta e tyre u mbështet gjithashtu edhe nga opozita.