Agron Shehaj — Veliaj po përçan shqiptarët përmes qëndrimeve raciste

Agron Shehaj — Veliaj po përçan shqiptarët përmes qëndrimeve raciste

Erion Veliaj deklaroi sot se banorët e Tiranës nuk duan të paguajnë për përmirësimin e kushteve të konvikteve. “Ka shumë njerëz këto kohë —  sidomos banorët e Tiranës, ata që janë çik më shumë të angazhuar — të cilët më thonë: mirë e kanë studentët, por ne i paguajmë taksat, nuk i paguajnë ata”, — u shpreh kryebashkiaku Erion Veliaj.

Kjo deklaratë u kritikua ashpër nga deputeti demokrat Agron Shehaj. Në një postim në rrjetet sociale, deputeti Shehaj shkroi se deklarata e Veliaj: “është mashtrim i qëllimshëm i publikut, sepse investimet në konvikte po bëhen me kredi të qeverisë gjermane dhe me para të qeverisë shqiptare që paguhen nga të gjithë taksapaguesit shqiptarë”.

Madje deputeti Shehaj vuri në dukje se studentët nga rrethet shpenzojnë më shumë para për qytetin se sa shërbimet që marrin nga Bashkia Tiranë.

Përmes parave që ata shpenzojnë në kryeqytet që nga arsimi, tek qiratë në banesat e qytetarëve të Tiranës dhe shpenzimet e tjera për ushqim, argëtim, etj. Të gjitha këto shpenzime tatohen nga Bashkia Tiranë në një shumë më të madhe se sa bashkia shpenzon për mirëmbajtjen e konvikteve të tyre”, — u shpreh Shehaj.

 Gjithashtu, Zoti Shehaj i drejtoi disa pyetje Kryebashkiakut Veliaj si:

“A mos duhet, që sipas logjikës përçarëse të Veliajt, qytetarët e Vlorës, Korçës, Shkodrës, Kukësit, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë të fillojnë të protestojnë kundër Veliajt, që paratë e taksave të tyre, i ka shpenzuar për fasada dhe projekte qejfi, si shëmtia 25 milionë euroshe që ka bërë në Sheshin Skënderbej?

Banorët e Tiranës ankohen për paratë (gjermane) e konvikteve, apo për paratë e falura kompanisë offshore DH Albania te Unaza e Re?

A i kanë thënë gjë qytetarët e Tiranës për paratë e taksave të tyre, të cilat ai harxhon për koncerte propagandistike? Apo për të paguar me çmim 10-fish sa tregu për internet Albtelekomi që paguan me kontrata të majme vëllain “biznesmen” të Veliajt?

Çfarë ka bërë me miliona euro-t që ka marrë nga taksa për shkollën që u ka vënë qytetarëve të Tiranës që kur erdhi në pushtet, ndërkohë që shkollat e Tiranës nuk kanë ngrohje dhe siguri?”

Në fund, Zoti Shehaj iu drejtua qytetarëve të Tiranës duke i kërkuar të “hedhin poshtë frymën përçarëse dhe raciste që Veliaj përpiqet të mbjellë gjithmonë. Shqiptarët kanë nevojë të duan dhe respektojnë njëri-tjetrin. Shqiptarët duhet të mbrojnë të drejtat dhe dinjitetin e tyre nga politikanët që urrejnë njerëzit si Erion Veliaj”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>