Deputeti gjerman Hauptmann: Jam pro hapjes së negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë

Deputeti gjerman Hauptmann: Jam pro hapjes së negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë

Deputeti gjerman Mark Hauptmann deklaroi sot mbështetjen e tij ndaj Shqipërisë për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Pas një takimi me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, deputeti i CDU-së së kancelares Merkel u shpreh:

“Siç e dini brenda BE-së ka debate për zgjerimin ose jo të mëtejshëm të BE me Ballkanin Perëndimor.

Unë jam i mendimit që ne duhet të fillojmë procesin e negociatave me Shqipërinë, duhet të hapen negociatat me Shqipërinë sepse për ne ky nuk konsiderohet përfundimi i reformave, por fillimi i reformave.

Unë do tu sugjeroj kolegëve të mi mbështetjen ndaj Shqipërisë për hapjen e negociatave.”

Deputeti Hauptman vlerësoi axhendën e reformave që Shqipëria po ndjek aktualisht dhe tha se reformat nuk mund të bëjnë përpara pa mbështetjen e BE-së.

Duket se deputetët e parlamentit gjerman, që do të votojnë lidhur me qendrimin që qeveria gjermane do të mbajë pro ose kundër hapjes së negociatave të BE-së më Shqipërinë, janë ende duke vlerësuar qëndrimin që do të mbajnë. Në ditët në vijim, priten që të tjerë deputetë gjermanë, por jo vetëm, të vizitojnë Shqipërinë për të parë nga afër ecurinë e vendit.

Pak ditë më parë, Kryetari i Komisionit për Çështjet e BE-së në Bundestagun gjerman Gunther Krichbaum u shpreh i vendosur se Shqipëria ende nuk është gati për hapjen e negociatave. Po ashtu dhe një grup deputetësh holandezë janë shprehur skeptikë ndaj reformave dhe zhvillimit të Shqipërisë.

Vendet e BE-së do të votojnë në fund të qershorit për hapjen e negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë e Maqedonisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>