Deputeti Halit Valteri publikon videon gjatë atentatit ndaj prokurorit Ndoja, akuza qeverisë se nuk po heton mbi ngjarjen

Nga Exit News
Deputeti Halit Valteri publikon videon gjatë atentatit ndaj prokurorit Ndoja, akuza qeverisë se nuk po heton mbi ngjarjen

Deputeti Halit Valteri akuzoi qeverinë se nuk po heton në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Në seancën plenare, Valteri publikoi një video ku sipas tij shihet se kush është vrasësi i shoferit të prokurorit Ndoja, Andi Maloku.

Ai pohoi se videon e kishte marrë nga i ati i Malokut dhe do të dorëzojë videon pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Prokurori Ndoja u qëllua me armë më 1 nëntor ndërsa udhëtonte me makinë në autostradën Tiranë-Durrës.

Bashkë me të, u qëlluan edhe Aleksandër Laho dhe shoferi i tij, Andi Maloku, i cili vdiq në spital pak ditë më vonë.

Lajme te ngjashme