Deputeti i PD-së Spaho mbështet lëvizjen e Berishës

Nga Exit News
Deputeti i PD-së Spaho mbështet lëvizjen e Berishës

Deputeti i PD-së Edmond Spaho iu bashkua lëvizjes së ish-kryeministrit Sali Berisha për ndryshim të statutit të partisë, për lejimin e referendumit si dhe për hapjen e saj.

Në një postim në Facebook, Spaho u shpreh se:

“Hapja e Partisë, debati midis nesh, kolegjialiteti në vendimarrje dhe veçanërisht dëgjimi i antarësisë jane rruga e vetme për të dalë nga kriza dhe shpëtuar PD.

Janë këto arsyet që më shtyjnë të mbështes dhe marr pjesë në “Foltoren” e organizuar në qytete të ndryshme të vendit”.

Ai u shpreh se lëvizjen e “përkrah për idetë, frymën e lirisë”.

“Kemi nevoje për një platformë të mirëmenduar se si do ta mundim Edi Ramën në zgjedhje. Platforma nuk imponohet, ajo diskutohet me ata që do e zbatojnë dhe me pas miratohet në organet drejtuese të PD”, theksoi Spaho.

Deri më tani 8 deputetë I janë bashkuar lëvizjes së Berishës për ndryshime në statutin e partisë. Ata janë  Edi Paloka, Oerd Bylykbashi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Isuf Çelaj, Bujar Leskaj, Flamur Noka dhe Edmond Spaho.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>