Deputetët, Myslym Murrizi, Alban Zeneli, Halit Valteri dhe Arlind Çaçani rregjistruan partinë e tyre në Gjykatë me 19 tetor.
Lajmin e bëri të ditur deputeti Murrizi, i cili njoftoi se partia do të quhet Lëvizja Demokratike Shqiptare.
Në një postim në Facebook, Murrizi shkruan:
“Me date 19 tetor 2020 u rregjistrua zyrtarisht ne gjykaten e rrethit gjygjesore Tirane si Parti Politike
LEVIZJA DEMOKRATIKE SHQIPTARE
Me nismen e 4 deputeteve Myslim Murrizi, Alban Zeneli, Halit Valteri dhe Arlind Çaçani si dhe mbeshtetur nga 4602 firmetare nga çdo qark krijuam nje subjekt politik.
Ndoshta e para Parti Politike qe eshte krijuar ne 30 vite pluralizem,pa ish komuniste, pa ish sigurimsa dhe spiune sigurimi, pa na i mbledhur firmat pushteti dhe Parti Politike qe nuk eshte “ shitur” nga njeri kryetare tek kryetari bleres siç ka jo pak te tilla.”
Murrizi shkruan se partia e re do të garojë vetëm më lista të hapura në çdo qark.