Deputeti socialist Fidel Ylli, kandidat për president të Komitetit Olimpik Shqiptar

Nga Exit News
Deputeti socialist Fidel Ylli, kandidat për president të Komitetit Olimpik Shqiptar

Deputeti i PS, Fidel Ylli është një ndër tre kandidatët për President të Komitetit Olimpik Shqiptar (KOKSH).

Përmes një njoftimi zyrtar, KOKSH-i njofton se në garë për këtë vend janë Fidel Ylli, Vojo Malo, Artan Shytaj dhe Martin Biba.

Votimi për zgjedhjen e presidentit të këtij komiteti do të mbahen në datën 17 prill. Për të marrë pjesë në votim, të gjitha federatat e sportit duhet të dorëzojnë disa dokumenta. Sipas njoftimit deri më tani 23 federata nuk kanë plotësuar dokumentacionin përfshirë dhe Federatën e Futbollit.

Kjo e fundit ka kundërshtuar pjesmarrjen në garë të deputetit Ylli, duke e konsideruar si politizim të procesit. Përmes një letre, presidenti i FSHF-së, Armando Duka i kërkoi KOKSH të shtyjë zgjedhjet dhe të mos i zhvillojë ato një javë para zgjedhjeve të 25 prillit.

“Caktimi i datës së zhvillimit të saj në kulmin e fushatës së zgjedhjeve politike, vetëm 7 ditë përpara datës 25 prill, është një veprim që synon të ndikojë politikisht në rezultatin e tyre. Ne e kemi kundërshtuar përfshirjen në kandidim për president të një deputeti që synon të zgjidhet përsëri në listën e PS.”

Kandidaturën e Yllit e ka kundërshtuar dhe LSI, ku përmes një deklarate për shtyp, kandidati për deputet në Tiranë, Viron Bezhani u shpreh se:

Për interesa politike e personale po luhet në mënyrë të paskrupullt dhe gjakftohtë me anëtarët e asamblesë së Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, duke iu hequr të drejtën e votës 23 federatave, ndër to edhe një nga federatat më të rëndësishme, siç është ajo e futbollit, me tendencë e pretekst përjashtues dhe dobësues të së drejtës së pjesëmarrjes dhe fuqisë së votës së anëtarëve.”

Ai shtoi se KOKSH po përjashton nga gara 23 federata për të mundësuar zgjedhjen e Yllit në krye të tij.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>