Deputeti i opozitës parlamentare Halit Valteri do të dërgojë në Prokurorinë AntiKorrupsion ish-ministrin e Energjitikës Damian Gjiknuri.
Në një intervistë për News24, Valteri tha se bashkë me deputetë të tjerë të opozitës po bëjnë gati padi për Gjiknurin dhe të tjerë zyrtarë socialistë, të cilët dyshohen se kanë abuzuar me tendera dhe paratë publike:
“Deri në dhjetor do finalizohen dhe 10 dosje të tjera të qeverisë Rama që mendojmë se kanë abuzuar me tendera, një nga ta është edhe zotëria në fjalë kur ishte ministër Energjetike.”
Valteri, i cili disa ditë më parë, pati dhe një përplasje fizike me Gjiknuri, përsëriti se ka marrë një telefonatë me kërcënime, për të cilën dyshon se është bërë nga Gjiknuri.
Duke folur në News24 për këtë, Valteri sqaroi:
“Akuzoja zotin Gjiknuri se bashkëpunonte me opozitën parlamentare dhe ndodhi një telefonatë pasi mbarova fjalën unë. ‘Nuk më njihni mua’, ‘po më nënvlerësoni’, ‘mos u merrni me mua personalisht’, këto më tha që dola jashtë [kuvendit].”
Për të lexuar më shumë për përplasjen Gjiknuri-Valteri, lexoni këtu.