Deputeti Valteri falenderon Manastirliun e mjekët, thirrje për mos bërë politikë me Covid-19

Nga Exit News
Deputeti Valteri falenderon Manastirliun e mjekët, thirrje për mos bërë politikë me Covid-19

Deputeti Halit Valteri falenderoi ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun dhe mjekët për punën e bërë ndaj koronavirusit.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai beri thirrje për të mos bërë politikë më këtë virus.

“Kemi humbur familjarë, të afërm e miq nga kjo flamë e në spitale vijojnë të vuajnë pacientët. Zonja ministre faleminderit për çfarë po bëni ju dhe mjekët.

Ky parlament s’ka vend për të dezinformuar, të mos bëjmë politikë me sëmundjen dhe jetën, s’ka fytyrë askush të vijë këtu e të na thotë s’ka covid!”

Lajme te ngjashme