Der Spiegel: BE nuk mund të hapë negociatat me qeverinë Rama të lidhur me krimin

Der Spiegel: BE nuk mund të hapë negociatat me qeverinë Rama të lidhur me krimin

Gazeta gjermane ‘Der Spiegel’ shkruan se në kushtet ku ndodhet Shqipëria: shtet pa insitucione ligjore dhe i kapur nga krimi, hapja e negociatave me BE-në është pothuaj e pamundur.

Gazeta citon dhe përgjimet e publikuara nga gazeta tjetër gjermane BILD dhe e quan si “të çuditshëm” mosreagimin e prokurorisë për të hetuar lidhjet e bandës së Avdylajve me kryebashkiakun e Durrësit Dako.

Ndër të tjera në artikull shkruhet:

“Që nga marrja e qeverisë nga Rama në vitin 2013, sipas vlerësimeve ndërkombëtare, trafikimi i drogës, korrupsioni dhe largimi në masë janë rritur ndjeshëm. Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë në Shqipëri, janëv bërë jofunksionale nga qeveria Rama prej rreth një viti e gjysmë. Për këtë arsye parlamenti është gjithashtu jofunksional, ndërsaadministrata e qeverisë që përfshin edhe zyrën e prokurorisë së përgjithshme, është konsideruar ndërkombëtarisht e korruptuar.

“Qeveria e mafias” tani po heton kreun e opozitës nën supozime të dyshimta nga zyra e prokurorit dhe kryeministri Rama me sa duket po kërcënon të burgosë udhëheqësin e opozitës. Është e çuditshme që prokuroria tani mund të ndërmarrë veprime, por kur bëhet fjalë për lidhjet mafioze me qeverinë dhe partinë qeverisëse, është joaktive. Presidenti i Republikës tani ka nxjerrë një dekret sipas nenit 93 të Kushtetutës Shqiptare. Edhe ky vendim kushtetues nuk njihet nga qeveria mafioze e Ramës.

Pra, koha ka ardhur me siguri për Europën, nga njëra anë, për të marrë një qëndrim të qartë se, në këto kushte antidemokratike në Shqipëri dhe përkushtimit shumë të qartë të mafias, nuk do të hapen negociata për anëtarësim . Qytetarët evropianë nuk do ta pranojnë këtë, mafiozëve nuk do t’u jepet një dorë. Negociatat në këto kushte me Kryeministër  Ramën, duhet të jenë tërësisht jashtë diskutimit.”

 

 

Lajme te ngjashme