Tiranë, mbi 400 pallate të dëmtuara, 20 të pabanueshme

Nga Stafi i Exit
Tiranë, mbi 400 pallate të dëmtuara, 20 të pabanueshme

Burime për Exit News thonë se nga verifikimet paraprake të Bashkisë Tiranë rezultojnë mbi 400 pallate të dëmtuara, rreth 20 prej të cilave janë të pabanueshme.

Bashkia Tiranë mblodhi sot ekspertë të ndërtimit për t’u kërkuar atyre angazhim vullnetar për një verifikim edhe më të saktë. Mbledhja me inxhinierë, arkitektë, drejtues të Institutit dhe fakultetit të ndërtimit u njoftua dje në rrjetet sociale nga Shoqata e Arkitektëve.

Burime për Exit.al thanë se gjatë fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Erind Bejko u raportoi ekspertëve se nga verifikimet paraprake në Tiranë, ishin konstatuar mbi 400 pallate të dëmtuara, 20 prej të cilave të pabanueshme. Exit.al provoi të kontaktonte me Zotin Bejko, por ai nuk iu përgjigj.

Pas tërmetit të 26 nëntorit, njësitë administrative të Tiranës u udhëzuan që të nisnin verifikimet e dëmeve. Në mungesë burimesh të kualifikuara njerëzore në ndërtim, verifikimet u bënë nga stafi i njësive administrative.

Sipas zyrtarëve të Bashkisë, ka pasur vazhdimisht telefonata dhe kërkesa nga qytetarët për verifikimin e banesave të tyre dhe shifrat e raportuara janë vazhdimisht në ndryshim.

Mbledhja e sotme u thirr për të organizuar grupe vullnetare më të specializuara, të cilat do të kontrollojnë dhe analizojnë në mënyrë më të detajuar dëmet strukturore dhe teknike të ndërtesave në Tiranë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>