Dëshmia e pavërtetuar që ‘rrëzoi’ çështjen Toyota Yaris. Kush është Rizzatto?

Dëshmia e pavërtetuar që ‘rrëzoi’ çështjen Toyota Yaris. Kush është Rizzatto?

Dëshmia e pavërtetuar e një qytetari gjerman ‘rrëzoi’ akuzat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për pastrim parash në cështjen e 3.2 milion eurove të fshura në dy makina Toyota Yaris, të kapura në Durrës më 25 qershor 2018.

BIRN informon në një hetim të zgjeruar për këtë çështje, se një qytetar gjerman i quajtur Carlo Rizzatto u paraqit si dëashmitar në gjyqin kundër gjashtë të akuzuarve në dosjen “Toyota Yaris”.

Rizzato deklaroi para prokurorisë se paratë e kapura ishin të tijat dhe se ai ja kishte dërguar ato Elvis Vladit në Shqipëri për të blerë një tokë në plazhin e Semanit.

Si provë për këtë, Rizzatto tregoi një faturë bankare për depozitimin e 3.4 milion eurove në llogarinë e tij 12 vjet më parë.

Por pronarët e tokës mohuan të kenë patur ndonjë ofertë për blerjen e saj.

BIRN zbuloi se Rizzatto është drejtor i një kompanie në Gjermani, por është regjistruar në këtë post në 19 Shkurt të 2019. Bilanci financiar i kompanisë në kohën kur Rizzatto është bërë drejtor, nuk kalon €33 mijë.

Sipas dosjes së gjykatës të cilën e ka parë BIRN, prokurorët “nuk e vërtetuan apo rrëzuan deklaratën e Rizzattos”.

Gjykata e quajti hetimin të paplotë. Prokurorët dështuan në identifikimin e krimit të kryer – në Shqipëri apo jashtë shtetit – nga janë përftuar paratë.

Më vonë Prokuroria e Krimeve të Rënda rrëzoi akuzat për pastrim parash. Akuza e mbetur për të pandehurit është mos-deklarimi i shumës në kufi. Nëse gjykata i shpall fajtor për këtë akuze, ata gjithsesi marrin paratë e sekuestruara.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>