Dëshmia e të penduarit, motivi dhe plani për vrasjen e vëllezërve Haxhia

Nga Exit News
Dëshmia e të penduarit, motivi dhe plani për vrasjen e vëllezërve Haxhia

Vrasja e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në 27 prill 2020 dyshohet se e ka zanafillën në grabitjen e 6.4 milionë eurove në pistën e aeroportit të Rinasit më 9 prill 2019.

Vëllezërit Haxhia dyshohet se janë vrarë nga Nuredin Dumani, Altin Ndoci dhe Talo Çela. Këta tre persona kanë qëlluar nga një automjet që drejtohej nga Klevis Alla, i arrestuar dhe i penduar para drejtësisë. Klevis Alla ka dëshmuar para hetuesve se si u planifikua vrasja dhe cili ishte motivi.

Motivi lidhet me grabitjen në Rinas. Autorët e grabitjes janë arrestuar të gjithë përveç Talo Çelës ndërsa 2 prej tyre kanë humbur jetën.

Një pjesë të parave të grabitura Talo Çela i fshehu në servisin e vëllezërve Haxhia por kontakti i tij i drejtpërdrejtë ishte Besmir Haxhia. Më vonë paratë u zhdukën. Sipas Besmir Haxhisë, servisi i tij ishte grabitur dhe bashkë me të edhe paratë e Çelës. Ky i fundit nuk është bindur dhe ka nisur të thurë planin për vrasjen e Besmir Haxhisë.

Çela ka bashkëpunuar me Nuredin Dumanin për vrasjen. Ky i fundit ka kërkuar 2 persona për të bërë ekzekutimin. Sipas të penduarit Klevis Alla, ai është prezantuar nga Nuredin Dumani me Enver Didën dhe Besian Xhixhën, për t’i treguar atyre banesën e Besmir Haxhisë.

Xhixha dhe Dida ishin personat e pajtuar nga Dumani dhe Çela për të kryer vrasjen por nuk mundën pasi Dida u infektua me COVID-19. Ata u arrestuan nga policia një ditë më parë (17 qershor 2021)

Në këto kushte Dumani dhe Çela vendosin ta kryejnë vetë vrasjen, duke marrë me vete edhe Altin Ndocin dhe si shofer Altin Allën.

Objektivi ishte Besmir Haxhia por sëbashku me të në momentin e ekzekutimit ishte dhe i vëllai, Viktori. Sipas Allës, ata nuk e dinin që të dy vëllezërit ishin në makinë.

Ndër të tjera në dëshminë e tij Alla thotë se në një moment Nuredin Dumani ka thënë “ishalla e mbarojmë këtë punë sa më shpejt se nuk presin më çunat” por pa përmendur emra se cilët çuna. Kjo lë dyshime se Talo Çela nuk është i vetmi që person që ka dashur ekzekutimin e Besmir Haxhisë.

Eldi dhe Klemend Çala, Oltion Veseli, Elton Pikli, Renaldo Sula, Alkond Bengasi dhe Saimir Çela janë të gjithë të arrestuar për grabitjen në Rinas, me të cilën lidhen rreth 7 viktima.

Talo Çela dhe Nuredin Dumani janë në kërkim nga policia. Dyshohet se marrëdhëniet mes tyre janë prishur pasi Dumani dyshohet se ka vrarë vëllanë e Talo Çelës, Bujar Çelën më 17 shtator 2020.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>