Dështimi i qeverisë në mbledhjen e të ardhurave – Me pak koment

Qeveria Rama ka dështuar sërish në mbledhjen e të ardhurave. Në muajin korrik, ndeshur me mosrealizime të mëdha të të ardhurave, qeveria ndryshoi në mes të vitit buxhetin duke ulur planin e të ardhurave dhe të shpenzimeve.

Por situata vazhdoi të përkeqësohet edhe pas korrikut. Ecuria e tre muajve të fundit e ka detyruar qeverinë të pranojë se ajo nuk do të realizojë dot as planin e zvogëluar të të ardhurave, duke dhënë parashikimet më të ulta.

Tabela më poshtë ofron krahisimin mes të ardhurave nga tatimet dhe doganat sipas planifikimit në buxhetin fillestar, sipas buxhetit të rishikuar në korrik dhe sipas parashikimit të qeverisë për realizimin faktik në fund të vitit.

Pa asnjë ekzagjerim, dështimi mund të quhet spektakolar. Në krahasim me buxhetin fillestar të ardhurat e pritshme janë rreth 325 milionë dollarë më pak, ose më shumë se 11 përqind më pak. Në krahasim me buxhetin e ulur në mes të vitit, të ardhurat e pritshme janë mbi 100 milionë dollarë më pak ose mbi 4 përqind më pak.

Screenshot 2015-11-24 19.14.12

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>