Dështoi të hapë negociatat me BE-në, kryeministri i Maqedonisë Zaev dorëhiqet

Nga Redaksia
Dështoi të hapë negociatat me BE-në, kryeministri i Maqedonisë Zaev dorëhiqet

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev njoftoi sot se ka dhënë dorëheqjen dhe po sot Kuvendi duhet ta miratojë atë.

Në të njëjtën seancë plenare, kuvendi duhet të miratojë dhe qeverinë e përkohshme që do të drejtohet nga ish-ministri i Brendshëm Oliver Spasovski.

Në një deklaratë për shtyp Zoran Zaev u shpreh:

“Këtë mëngjes në orën 8:30 kam nënshkruar me dorëheqje në përputhje me Marrëveshjen e Pragës dhe Ligjin për Qeverinë. Unë besoj se ky dokument do të jetë sot në Parlament në mënyrë që të fillojë sa më shpejt procedura për të miratuar qeverinë e përkohshme.”

Kur parlamenti të miratojë dorëheqjen e tij, Presidenti Stevo Pendarovski do të mandatojë formimin e qeverisë së përkohshme në të cilën opozita do të ketë dy ministra dhe tre zëvendësministra.

Qeveria e përkohshme pritet të zhvillojë zgjedhje të parakohshme më 12 prill, sipas një marrëveshjeje midis liderëve të partive kryesore.

Vendimi për dorëheqjen e Zaevit dhe zgjedhjeve të reja u mor pasi Maqedonia Veriore, së bashku me Shqipërinë, nuk arriti të marrë një datë fillimi për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE për herë të tretë, në tetor 2019.

Zoran Zaev dhe partia e tij social-demokrate drejtuan qeverinë për 2 vite e shtatë muaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>