Dështon gjyqi ndaj Byrosë Kombëtare të Hetimit

Nga Exit News
Dështon gjyqi ndaj Byrosë Kombëtare të Hetimit

Seanca gjyqësore kundër Komisionit për Përzgjedhjen e Kandidatëve për Byronë Kombëtare të Hetimit është shtyrë pasi gjyqtarja e përcaktuar është infektuar me Covid-19.

Elda Vrioni, gjyqtarja e seancës është vetëkarantinuar në shtëpi pasi ka rezultuar e infektuar.

Sot gjykata do të trajtonte padinë e një prej kandidatëve për BKH, i cili është skualifikuar nga gara. Ai pretendon se skualifikimi i tij është i padrejtë dhe akuzon komisionin për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Përveç kësaj padie, në gjykatën Administrative janë bërë dhe tre padi të tjera nga kandidatë të skualifikuar.

Të skualifikuarit janë ankuar për mungesë transparence gjatë garës, veçanërisht në fazën e dytë.

Shumë prej tyre pretendojnë se në fazën e dytë, atë të testit fizik, nuk pati transparencë dhe kritere të përcaktuara për pragun e pikëve në secilin prej disiplinave.

Po ashtu, ata shkruajtën se mes 103 kandidatëve të kualifikuar për në fazën tjetër, shumica kishin marrë shumë pak pikë në testin logjik. Ndërsa në mesin e 300 të skualifikuarve ishin ata që kishin marrë pikët maksimale në testim.

Të skualifikuarit, përmes komenteve, i kanë kërkuar drejtueses së BKH-së Aida Hajnas, që të dalë publikisht dhe të sqarojë situatën e krijuar në testime.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>