
Diaspora shqiptare nuk do të votojë as në këto zgjedhje. “Për këto zgjedhje nuk do jetë e mundur vota e emigrantëve përfundimisht”, u shpreh Komisioneri Zgjedhor Ilirjan Celibashi, në një bisedë me gazetarët, të premten.
Ai u shpreh se për 6 muaj nuk realizohej dot votimi i diasporës:
“Për 6 muajn ishte e pamundur të realizohej vota e emigrantëve. Partitë akuzojnë njëra-tjetrën për votën e emigrantëve. Është njësoj si të bësh rregulla kur njëra palë i pranon dhe tjetra nuk i pranon”.
“Rrugës vlerësuam që ky proces nuk është i thjeshtë dhe kërkon angazhime të mëdha dhe duhet të ketë konsensus të plotë”, sqaroi Celibashi.
KQZ ngriti para pak muajsh një grup pune për voten e diasporës me pjesmarrjen e perfaqësuesve nga grupimi “Diaspora Shqiptare”. Partitë politike u shprehen në favor të votës së emigrantëve, por akuzuan njëra-tjetrën për manipulim te procesit.