Më parë ligji, pastaj diskutimet

Më parë ligji, pastaj diskutimet

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj kishte kërkuar që të zhvillonte një takim me përfaqësues të qytetarve që kundërshtojnë ndërtimin e këndit të lojrave, tek Parku i Liqenit.

Sot, një grup përfaqësuesish shkuan në Bashkinë  e Tiranës, për t’i bërë të qartë kryetarit të bashkisë kërkesat e tyre. Vetë Kryebashkiaku Veliaj nuk ka marrë pjesë në takim, për arsye ende të paqarta. Të pranishëm për të dëgjuar kërkesat e shoqërisë civile kanë qenë nënkryetari i Bashkisë Arbjan Mazniku dhe tre përfaqësues të tjerë të bashkisë.

Ata kanë lexuar një deklaratë, thelbi i të cilës është: Bashkia e Tiranës duhet të fillojë të zbatojë ligjet që ka shkelur me vendimin për ndërtimin e këndit të lojrave. Vetëm mbasi ajo të zbatojë ligjin mund të filloj diskutimi.

Bashkia nuk ka lejuar praninë e kamerave gjatë takimit.

 

Lajme te ngjashme