Të premten do të rihapet tenderi me vlerë totale €76 milionë për rindërtimin e shtëpive të dëmtuar nga tërmeti dhe ndërtimin e konvikteve dhe shkollave. Lajmin e dha Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj.
Ai sqaroi se tenderi i hapur më 16 mars ka dështuar për shkak se kompanitë që kanë paraqitur ofertë nuk plotësonin kushtet. Tenderi do të rihapet ditën e premte dhe thirrja do të qendrojë e hapur për 10 ditë.
Më herët Exit News ka sqaruar se me gjasa qeveria po ndërmerr procedura të ngutura pasi ajo do të kufizojë konkurencën, me qëllim që të zgjedhë klientët e saj të preferuar, për zbatimin programit më të madh të ndërtimeve sociale që është kryer ndonjëherë me financim publik.