Dëshmitari kryesor për vrasjen e gazetares malteze Daphne Caruana Galizia është shtruar në spital. Ai dyshohet se është përpjekur të vetëvritet, pasi është gjendur me fyt të çarë.
Presidenti ia fali dënimin Melvinit në këmbim të dhënies së informacionit në lidhje me një biznesmen me lidhje të forta me qeverinë e Yorgen Fenech.
Emrat e disa politikanëve kryesorë, përfshirë ish-kryeministrin Joseph Muscat, janë nxjerrë gjatë hetimit dhe seancave dëgjimore të mëvonshme gjyqësore në lidhje me vrasje e gazetares.
Theuma, i cili ka pranuar përfshirjen e tij në atentat dhe ka premtuar të japë informacione për personat e tjere të përfshirë, u gjet me plagë në fyt në shtëpinë e tij, ditën e martë. Ndërkohë që banesa ishte në ruajtje nga policia në atë kohë.
Policia lëshoi një deklaratë menjëherë pas lajmit se Theuma kishte plagë të rënda pasi ai kishte “lënduar veten”. Një zëdhënës i policisë tha për mediat se plagët e shumta me thikë ishin të “vetë-shkaktuar”.
Ai ishte gjetur me thikë në dorën e djathtë dhe lëndime të shumta në veshkat, kyçin e dorës dhe qafën.
Javën e kaluar, Theuma pranoi se pagoi rreth 30,000 euro shefin e policisë Lawrence Cutajar në këmbim të faljes.