Detajet e marrëveshjes së Shqipërisë me ‘Pfizer’, 12 dollarë për një dozë vaksine

Nga Exit News
Detajet e marrëveshjes së Shqipërisë me ‘Pfizer’, 12 dollarë për një dozë vaksine

Shqipëria ka blerë vaksinat nga kompania Pfizer me çmimin 12 dollarë për dozë, sipas kontratës së publikuar në faqen Gogo.al.

Kontrata është lidhur mes “Pfizer Export B.V” në Holandë dhe ministrive të Shëndetësisë e Kujdesit Social dhe asaj të Shtetit për Rindërtimin si dhe Institutit të Shëndetit Publik në Shqipëri.

Në total qeveria shqiptare ka blerë nga “Pfizer” 499 mijë e 590 doza.

Në janar priten të mbërrijnë 10 mijë e 530 doza dhe në shkurt 30,042. Pjesa tjetër e dozave do të mbërrijë duke nisur nga korriku.

Sipas kontratës 458,640 doza do të transportohen gjatë periudhës korrik-dhjetor 2021.

Aryset e kësaj lloj shpërndarjeje të dozave nuk bëhen të ditura.

Kostoja totale e dozave të blera është 5,995,080 euro por sipas kontratës qeveria shqiptare do të paguajë paraprakisht brenda 30 ditëve nga marrja e faturës 2.997.540 dollarë.

“Pfizer”-i del garant për të siguruar që produkti është prodhuar në përputhje me specifikimet ndërsa qeveria shqiptare ka detyrimet mbi ruajtjen dhe përdorimin e vaksinave.

Kuvendi miratoi të hënën 3 akte normative, që kanë të bëjnë me marrëveshjen e qeverisë shqiptare me kompaninë e vaksinave Pfizer. Teksti i saj nuk është bërë publik për shkak të sekretit tregtar të kërkuar nga kompania.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme