Detajet e planit të hapjes së vendit në dy javët e ardhshme

Nga Exit News
Detajet e planit të hapjes së vendit në dy javët e ardhshme

Ogerta Manastirliu në një komunikim për shtyp njoftoi planin e qeverisë për rihapjen e vendit në dy javën në vazhdim. Kështu:

Nga data 4 maj rritet harta e zonave të gjelbra me Tropojë, Rrogozinë, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vajgurore, Kucovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë Vlorë, Selenicë.

Nga data 4 maj do të fillojë shërbimi taksi me deri në 2 pasagjerë të së njëjtës familje për udhëtimet ndërqytetase.

Nga data 4 maj personat e riatdhesuar me vendbanim në një nga zonat e gjelbra do të karantinohen në struktuart e caktuara nga qeveria.

Personat e riatdhesuar me banim në zonat e tjera do të karantinohen në shtëpitë e tyre.

Gjithashtu qeveria po shqyrton hapje me 11 maj të parukerive, berberëve, dentistëve dhe qendrave tregtare, si dhe lëvizjen me makina private pa autorizim brenda qytetit.
Më 18 maj mund të hapen baret, restorantet.

Ndërsa aktovitete sociale, kultutor dhe sportive do të vazhdojnë të mbyllura edhe pas këtyre dy javëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>