Detyrimet e prapambetura për administrimin e pallatit do të paguhen në faturën e ujit

Nga Exit News
Detyrimet e prapambetura për administrimin e pallatit do të paguhen në faturën e ujit

Të gjithë ata banorë pallatesh në bashkinë Tiranë, të cilët nuk kanë paguar detyrimet për mirëmbajtjen e hapësirave publike, do t’i paguajnë ato bashkë me faturën e ujit.

Kryebashkiaku Veliaj lajmëroi, të dielën, se Këshilli Bashkiak do të ndryshojë ligjin për administratorët, për të detyruar të gjithë ata ‘banorë problematikë’ që të paguajnë detyrimet e prapambetura për administrimin e pallatit.

Duke folur gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, Veliaj u shpreh:

“Ne do të kalojmë të gjitha faturat e prapambetura të një banori problematik që nuk kontribuon në mirëmbajtjen e shkallës, pallatit, ashensorit, tek fatura e ujit dhe do të jetë Ujësjellësi i Tiranës, që siç mbledh taksën e pronës, do të mbledhë dhe detyrimin e prapambetur të një komshiu problematik.”

Po ashtu, me ndryshimet e bëra nga KB-ja, administratorët e pallateve do të kenë fuqinë që të venë gjoba ndaj qytetarëve.

“Do t’i japim administratorëve të pallateve fuqinë që të venë gjoba nëse dikush hedh plehrat nga ballkoni apo var plehrat tek dera e komshiut,” u shpreh Veliaj.

Sipas ligjit ‘Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit’, administratori i pallatit ka detyrën të kujdeset për dëmet e mundshme në apartamentet e banorëve, të mbledhë dhe të kontrollojë pagesën e kuotës mujore, të marrë masa administrative dhe ligjore në rast të mos pagesës së kuotës; të mbajë shpenzimet për rregullimet dhe mirëmbajtjen; të kontrollojë kostot dhe pagesat e të gjitha faturave në emër të organit menaxhues.

LEXO  Luks dhe korrupsion: spektakli gjysëm milionë euro për prezantimin e rikandidimit të Veliajt

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>